Kriza e krijuar nga rritja enorme e çmimeve në vend si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, ka shtyrë Partinë Demokratike të Kosovës që të propozojë një tërheqje deri në 30 për qind të kursimeve në Fondin Pensional të Kursimeve të Kosovës (Trusti).
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, më 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Ani se ende nuk dihet se kur do të shqyrtohet ky Projektligj në Kuvend, zyrtarët e Trustit janë deklaruar se a janë të gatshëm për këtë proces në rast se miratohet.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se Fondi e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve.
“Ne duhet të kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona ligjore. Mandati i institucionit është të administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale derisa kontribuuesit dalin në pension. Dhe brenda këtij fushëveprimi ne i kryejmë obligimet tona ligjore nga institucionet, të cilat marrin vendime për kornizën dhe ambientin në të cilin veprojmë. Brenda këtij fushë veprimi, brenda këtij mandati, ne mund të komentojmë dhe japim vlerësimet tona. Jashtë këtij mandati nuk është në detyrën tonë të gjykojmë, të komentojmë, opinionet apo vlerësimet dhe qëndrimet e individëve, të organeve apo institucioneve tjera”, thotë Demi për KosovaPress.
Deri tash në mbështetje të këtij propozimi të bërë nga ana e deputetit Haxhiu, duket të jenë vetëm deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), jo edhe të atyre nga LVV-ja dhe LDK-ja.
Në anën tjetër qytetarët janë pro dhe kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit.
Qytetari Fatmir Murati u pajtua që qytetarët kanë nevojë për tërheqjen e trustit, e bllokimin e trustit e konsideroi hajni.
“Unë jam për ta larguar fare atë, sepse nuk ka nevojë të jetë Trusti me një shtet social. Ne jemi shtet social, nuk jemi shtet kapitalist. Tani edhe atë me blloku, unë nëse shkojë për t’i marrë parat në Trust, edhe pse unë nuk kam por ata të tjerët të cilët kanë kurdo që ua japin i marrë vetëm paratë e mia, nuk marrë shtesë diçka. Kjo është hajni”, u shpreh Murati.
Edhe Adriatik Krasniqi tha se është pro tërheqjes së mjeteve, pasi që sipas tij, kjo do t’i ndihmonte qytetarëve për të dalë nga kriza.
“Dy vite ka qenë krizë pandemie, dhe kanë nevojë qytetarët dhe populli ynë që të dalin nga kjo krizë sado pak. Është një ndihmesë e mirë për popullin tonë”, tha Krasniqi
Ndërsa, Destan Mjekiqi ishte kundër kësaj ideje, pasi që sipas tij, ato mjetë duhet të ruhen për kohen e pleqërisë.
“Trusti është në të mirë të qytetarëve, sepse ai mundet me e marrë dhe të harxhohet dhe shoqërisë nuk i intereson fare nëse nesër i duhet apo jo. Ato duhet të ruhen në raste urgjente. Unë besojë që nuk kemi një herë krizë, krizat po i bëjmë më shumë vet, se sa që ka në të vërtetë. Ajo është në interes tonin, herë do kur ato mbetën të tonat dhe nuk humbin. Andaj unë do t’iu sugjeroja që të mos i tërheqin ata që nuk kanë nevojë”, tha Mjekiqi.
Ndërsa, kriza në tregjet e ndërkombëtare ka bërë që të bie vlera e investimit në kthim e Trustit rreth 4 për qind ose 90 milionë euro.
Trusti aktualisht ka afro 700 mijë kontribut pagues me një fond rreth 2.3 miliardë euro, 78 për qind prej tyre të investuar në tregjet ndërkombëtare.
Kujtojmë se kontribut paguesit, 10 për qind të kursimeve, e kishin tërhequr në fund të vitit 2020. Në atë kohë nga Trusti ishin tërhequr rreth 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.
Për shkak të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ajo tërheqje ishte bërë pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që mundëson rimburësimin e atyre mjeteve nga qeveria prej vitit 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë