Tentuan të vjedhin një Mercedes, duke e tërhequr me katër gomarë (Foto)

6:"© CEN
Forcat e rendit në Afrikën e Jugut, i kanë gjetur katër gomarë të lidhur për një Mercedes, që kishte ngecur në shtratin e tharë të një lumi.
Nuk dihet kush i ka detyruar kafshët të tërhiqnin modelin C220, ndërsa po bëhen hetime për të zbuluar prej nga ka ardhur, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që makinat e vjedhura transportohen nga gomarët, meqë edhe më parë ashtu është bartur një Land Rover.
Gomarët mbesin të dyshuarit kryesorë për vjedhje, pasi hajnat e vërtetë nuk janë gjetur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































