Tentonte të kalonte pishinën me motoçikletë por e pësoi keq (Video)

Një burrë mendonte se kishte një ide brilante, por duket se nuk i kishte menduar mirë gjitha gjërat para se të ndërmerrte një hap të rrezikshëm që i kushtoi shtrenjtë.
Ai dëshironte të kalonte me motoçikletë pishinën duke kaluar mbi një rrjetë të hekurt, por ky eksperiment nuk rezultoi në fund siç e kishte menduar, transmeton Telegrafi.
Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur një burrë me motoçikletën e tij tenton të kaloj mbi pishinë, por rrugëtimi i tij u ndërpre në mes të rrugës, pasi rrjeta e hekurt nuk ishte aq e fortë sa të rezistonte peshën, me ç’rast përfundoi brenda pishinës më ujë të ndotur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































