Ky është momenti kur një pasagjer lidhet për karrigen e aeroplanit, pasi tentoi të hap derën emergjente derisa fluturakja ishte në ajër.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tentuar të kryej një veprim të rrezikshëm gjatë udhëtimit nga Tokio drejt Houston, Teksas, transmeton Telegrafi.


Ai ishte në një udhëtim nëntë-orësh, kur shumica e pasagjerëve ishin në gjumë, duke tentuar të hapë derën emergjente të aeroplanit të aviokompanisë All Nippon.

Por dy veteranë ushtarake që gjendeshin në aeroplan dhe punonin si stjuardesë e rrethuan – duke arritur ta largojnë nga dera dhe ta lidhin me litar në karrige.

Kapiteni është detyruar të devijoj udhëtimi dhe të zbret në aeroportin e Seattle, ku në video shihet dy policë duke arrestuar të dyshuarin që më pas e dërguan në spital. /Telegrafi/