Një shtetas i Kolumbisë është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës, pasi policia ka gjetur nën parukën e tij gjysmë kilogrami kokainë, ka njoftuar policia spanjolle.

Ai po udhëtonte nga Bogota në Barcelonë, kur policia spanjolle e ndali sepse kishte vërejtur se dukej nervoz  pasi kishte dalë nga aeroplani, transmeton Telegrafi.


E një sjellje e tillë tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të sigurisë, të cilët pasi e ndalën vërejtën se parukën që e mbante nën kapelë ishte shumë e madhe.

Kur e shikuan më me vëmendje vërejtën se nën parukë kishte pasur një paketim me kokainë, vlera e të cilës kap shumën e rreth 30 mijë eurove.

Ai kishte vënë paketimin e kokainës në kokë dhe më pas e kishte mbuluar me parukë dhe kapelë, e këtë informacion policia e ka publikuar në Twitter të shoqëruar me një fotografi të burrit të arrestuar. /Telegrafi/