Tentoi ta dhunojë një grua dhe e kanosi, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt

4:"User
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në tentativë në Vushtrri.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari e kishte kanosur viktimën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të kryej veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Po ashtu i dyshuari e kishte kanosur viktimën”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar prokurori.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































