LAJMI I FUNDIT:

Tentohet përdhunimi i një 11-vjeçari në qendër të Prizrenit

Tentohet përdhunimi i një 11-vjeçari në qendër të Prizrenit

Një person ka tentuar ika tentuar që të dhunojë seksualisht një të mitur mesditën e sotme në qendër të Prizrenit.

Saktësisht ngjarja ka ndodhur pas orës 13:00 në Urën e Gurit ku një 11-vjeçar i komunitetit RAE që kërkon lëmoshë është joshur me një pije.

Mirëpo, i mituri ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të dëshmitarëve të rastit.


Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Ilir Gashi, ishte i pari që njoftoi rastin, duke thënë se dëshmitarët e kishin kapur edhe të dyshuarin, vetëm për t’ju ikur nga duart, pak para se të mbërrinte policia.

“Rasti ishte zbuluar falë reagimi të një familjeje nga Prishtina që jeton në perëndim, falë një nëne të guximshme, fatmirësisht. I dyshuari i ka ikur nga duart e shokut tim i cili më priste te ura. Pasi që edhe viktima i mitur synonte të ikte nga vendi i ngjarjes, së bashku me shokun tim siguruam që viktima të mos largohet deri sa erdhi patrolla policore. Policia tanimë e ka edhe përshkrimin e të dyshuarit”, tha ai. /kp/Telegrafi/