Tentim vrasje në Lipjan – arrestohet një person pasi goditi dy viktima, njëri i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Dobraj e Madhe të Lipjanit, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht një të mitur, ndërsa më pas me veturën e tij ka goditur edhe një viktimë tjetër po ashtu mashkull kosovar.
Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident të rëndë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































