LAJMI I FUNDIT:

Tentim-plaçkitje në Modena, fillimisht hodhën gozhda dhe i shfrytëzuan kamionët si barrikada – por jo gjithçka shkoi sipas planit

Tentim-plaçkitje në Modena, fillimisht hodhën gozhda dhe i shfrytëzuan kamionët si barrikada – por jo gjithçka shkoi sipas planit

Nata e kaluar ka qenë shumë e zhurmshme në Modena të Italisë, kur plaçkitësit tentuan të futen në një mjet të blinduar dhe të vjedhin para dhe gjësende tjera me vlerë.

Siç raporton agjencia Ansa, plaçkitësit si në skenat e filmave aksion, fillimisht bllokuan autostradën në jug në dalje të Modenas, duke hedhur gozhda në rrugë për të bllokuar trafikun, ndalën dy vetura nën kërcënimin e armëve të cilëve ua vunë zjarrin – më pas ndalën edhe dy kamionë që i vendosën në mënyrë diagonale – si barrikadë, transmeton Telegrafi.

Sulmi dhe plaçkitja nuk pati edhe aq sukses, pasi siç ka njoftuar policia, nuk ka pasur viktima dhe të lënduar – pavarësisht që dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.


Tymi dhe zjarri i mjeteve të djegura ka mundur të shihet nga dhjetëra kilometra. Në shikim të parë dukej sikur pasojat ishin të mëdha – kështu aksioni i policisë me helikopter dhe autoambulanca e bëri para syve të qytetarëve edhe më të frikshëm.

Megjithatë, plaçkitësit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes, e policia italiane është duke punuar në lokalizimin e tyre. Për shkak të kësaj tentim-plaçkitjeje mes Bolonjës dhe Modenas, trafiku për disa orë ka qenë i bllokuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori