Tentim arratisje nga kampi i azilantëve në Vranidoll – njëri ndalohet, tjetri në arrati

2:"AH
Një rast tentimi për arratisje nga kampi i azilantëve në fshatin Vranidoll është regjistruar të shtunën pasdite, ku dy shtetas të huaj kanë tentuar të largohen në mënyrë të paautorizuar nga objekti i sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur njësitet policore kanë reaguar pas pranimit të informatës për tentim arratisjeje.
Njëri nga dy azilantët është kapur nga Policia në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër është ende në arrati dhe është shpallur në kërkim.
Rasti është cilësuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria”, dhe hetimet janë në zhvillim për të identifikuar vendndodhjen e personit të dytë dhe rrethanat e plota të ngjarjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































