LAJMI I FUNDIT:

Tensionohen marrëdhëniet Mali i Zi-Serbi: Ambasadori serb urgjent në bisedime

Tensionohen marrëdhëniet Mali i Zi-Serbi: Ambasadori serb urgjent në bisedime

Ambasadori i Serbisë në Podgoricë Zoran Bingulac u ftua sot në një takim urgjent në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, pas deklaratave negative të zyrtarëve serbë lidhur me çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi vlerësoi se këto deklarata “kulmuan me një deklaratë të bërë nga Nenad Popoviq, një anëtar i Qeverisë së Republikës së Serbisë, ministër i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik.

Gjithashtu thuhet se sekretari shtetëror i Malit të Zi Zoran Jankoviq shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të distancohet nga deklaratat e tilla.


“Kualifikimet e rënda në llogari të presidentit Millo Gjukanoviq janë të papranueshme dhe nuk janë në përputhje të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe nuk kontribuojnë në bashkëpunimin e përgjithshëm të të dy vendeve,” tha Jankoviq.

Ndryshe, ministri Popoviq tha dje për TV Pink se miratimi i shpallur i ligjit për lirinë fetare në Malin e Zi, i cili parasheh konfiskimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe, është një akt armiqësor mbi popullin serb dhe shtetin e Serbisë.

“Mali i Zi është një shtet i vjetër serb, i krijuar nga Nemanjiqët dhe Shën Sava,” tha Popoviq duke shtuar se ‘presidenti Milo Gjukanoviq dhe regjimi i tij kriminal po ia marrin Serbisë atë që është më e ndritshme – historia, emri dhe mbiemri i saj”./Kp/

Në trend Botë

Më shumë
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori