Në Konferencën ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për drejtësinë dhe çështjet e brendshme të bashkëorganizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE dhe Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi, ka ndodhur një përplasje verbale mes zvëndësministrit të Drejtësisë, Vigan Qorrolli dhe ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviq.
Deri tek kjo përplasje erdhi pasi që zëvendësministri Qorrolli shprehu shqetësimin e tij për vendimin e marrrë nga Qeveria e Serbisë, e cila ka miratuar ligjin për riorganizimin e sektorit të drejtësisë, i cili ka të bëjë me juridiksionin e gjykatave.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Qorrolli u shpreh se çdo tendencë e Serbisë për të cenuar sovranitetin e Kosovës duhet dënuar ashpër.
“Është raportuar se kjo përfshin krijimin e një departamenti të ri special në Prokurorinë Speciale në Beograd për gjoja “krimet e kryera në territorin e Kosovës”. Çdo tendencë e Serbisë për të krijuar një autoritet të ri gjyqësor në këtë drejtim, është vazhdimësi e tendencave të tyre për të cenuar sovranitetin e Kosovës dhe kjo duhet dënuar ashpër”, u shpreh Qorrolli.
Ai përmendi edhe sulmin terrorist që ndodhi shtatorin e kaluar në Banjskë.
“Të nderuar përfaqësues, vitin e kaluar veriu i Republikës së Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në krye me Milan Radoiçiq dhe të mbështetur nga aparati shtetëror serb. Ne si Qeveri e Kosovës jemi për të vendosur paqen e qëndrueshme për brezat e ardhshëm dhe kësisoj presim që Milan Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist të ekstradohen në Kosovë sepse vetëm organet e drejtësisë së Kosovës kanë të drejtë të hetojnë këtë agresion dhe këtë sulm terrorist dhe kështu shteti ynë mund të garantojë një gjykim të drejtë”, tha Qorrolli.
Në një prononcim për Telegrafin, Qorrolli ka bërë të ditur se ministrja serbe, Maja Pupoviq ka reaguar duke iu referuar vazhdimisht Kosovës si krahinë autonome dhe provincë e Serbisë.
“Unë kam dënuar ashpër dhe kam kërkuar që të merren masa ndaj Serbisë për shkak të thyerjes së rregullave multilaterale të takimeve ku Serbia vazhdon me ofendua Kosovën. Provokimet e ministres serbe kanë shkaktuar reagimin e të gjithëve përfshirë reagimin tim”, ka thënë Qorrolli.
Ai ka shtuar se ndër të tjera ka kërkuar edhe ekstradimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij terrorist.
Qorrolli tha se në replikën e saj përfundimtare ministrja serbe ka thënë se do të marrin masa ndaj Radioçiqt dhe nuk tha asgjë më shumë . /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër