LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag me fjalë të mëdha për Casemiron: I jashtëzakonshëm, ka përmbushur të gjitha pritshmëritë

Ten Hag me fjalë të mëdha për Casemiron: I jashtëzakonshëm, ka përmbushur të gjitha pritshmëritë

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Bournemouth me rezultat minimal 0-1.

Kjo fitore i afron edhe më shumë Djajtë e Kuq me një pozitë që i dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Heroi i United në këtë sfidë ka qenë mesfushori brazilian Casemiro që realizoi një gol spektakolar në këtë sfidë shumë të rëndësishme.


E lëvdatat për brazilianin nuk i ka kursyer edhe trajneri i Djajve të Kuq, holandezi Erik Ten Hag.

“Casemiro shënoi një gol brilant, vazhdon të na befasoj çdo ditë. Është një futbollist fantastik, në fakt e dinim që në fillim se ai është nga më të mirët kur vjen puna te organizimi, pozicionimi, interceptimet, duelet e fituara, lufta në fushë si dhe energjia që transmeton për shokët e skuadrës”.

Manchester United i do katër transferime në verë - tashmë dihen pozitat
Lexo po ashtu Manchester United i do katër transferime në verë - tashmë dihen pozitat

“I shkëlqyer. Padyshim që ka përmbushur të gjitha pritshmëritë që kishim në fillimin e sezonit, nuk ka shumë lojtarë në atë pozicion që i përshtaten United dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër Casemiron”.

“Kontributi i Casemiros në ekip këtë edicion është i jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori