Ten Hag dhe Rashford fitojnë çmimet kryesore të muajit shkurt në Ligën Premier

Çmimet kryesore të muajit shkurt në Ligën Premier kanë shkuar në Old Traford.
Liga Premier ka ndarë çmimin për lojtarin dhe trajnerin e muajit dhe të dy çmimet janë fituar nga anëtarët e Manchester United.
Trajneri i muajit shkurt në elitën e futbollit anglez është zgjedhje holandez Erik Ten Hag.
Gjatë muajit shkurt Ten Hag e udhëhoqi Unitedin në katër sfida duke marrë tre fitore dhe një barazim.
Ndërkohë çmimi për lojtarin e muajit i ka takuar sulmuesit anglez Marcus Rashford që ishte fantastik në katër sfida.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































