Për konsumatorët zakonisht është lehtësim kur brezat e rinj të telefonave - veçanërisht modelet flagship (ekran rrotullues) - nuk shtrenjtohen. Megjithatë, situata mund të ndryshojë nga viti i ardhshëm.

Çmimet e çipeve të memories janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe pritet që ky trend të vazhdojë.


Kjo mund t’i detyrojë shumë prodhues - përfshirë edhe Samsung, i cili gjithashtu prodhon çipe memorie - që të rrisin çmimet e pajisjeve të tyre.

Sot, telefonat “flagship” kërkojnë më shumë memorie se kurrë më parë, veçanërisht për shkak të numrit të madh të veçorive me inteligjencë artificiale që i shtohen. Prodhuesit e kompjuterëve, qendrat e të dhënave dhe kompanitë e AI-së gjithashtu konsumojnë sasi të mëdha memorie - dhe kjo shtytje për kërkesë të madhe e shton më tej çmimin e memories.


Për shembull, sipas raportit nga Koreja e Jugut, çmimi për memorien 16 GB DDR5 ka shkuar nga 53 dollarë fund-shtatori në thuajse 135 dollarë javën e fundit, ndërsa moduli 32 GB nga 115 dollarë në rreth 313 dollarë në të njëjtën periudhë.

Për pasojë, prodhuesit mund të jenë të detyruar të rrisin çmimin për telefonët më të shtrenjtë.

Sipas analistëve, këto çmime të larta mund të vazhdojnë deri në vitin 2027, pra nuk përjashtohet që edhe modeli i ardhshëm si Samsung Galaxy S27 të shtrenjtohet.

Gjithashtu, pritet që edhe Apple ta rrisë çmimin e telefonëve të saj - si për shembull modelet e mundshme të ardhshme iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max. /Telegrafi/