LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia informatike shënon suksese në Maqedoni

Teknologjia informatike shënon suksese në Maqedoni

Në konferencën për shtyp të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOEM) u tha se vendi ka potenical të madh të teknologjisë Informatike (TI) që kontribon në atraktivitetin e vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas statistikave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) për vitin 2015, 64.9% e familjeve kanë qasje në internet, 70.4% e shfrytëzuesve janë nga mosha 15 deri 74 vjeç.

Sektori i TI-së ka pjesë të rëndësishme në rritjen e bruto prodhimit të brendshëm dhe është një nga sektorët që kontribon më tepër në uljen e papunësisë, si edhe rritjen e zhvillimit teknologjik të vendit.


Me iniciativë të LOEM-së është përgatitur strategjia afatshkurtë e TI-së, 2016-2017, me mbështetje të ambasadës zvicerane./Telegrafi/