Teknika e kujdesit të fytyrës e aktores Elizabeth Taylor: Mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe rrudhat

Truku i Elizabeth Taylor-it që u bë trend vetëm gjysmë shekulli më vonë
Dekada përpara se kjo teknikë e kujdesit për fytyrën të bëhej e njohur, fituesja e famshme e Çmimit Oskar e përdori atë në mënyrën e saj për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, të shëndetshme dhe rinore.
Bukurinë e rrallë dhe të pabesueshme Elizabeth Taylor e shoqëroi me dashurinë e saj të madhe për grimin dhe kozmetikën, ndaj aktorja legjendare, përveçse ishte më e bukura e kohës së saj, ishte edhe një nga femrat më të kuruara në Hollywood.
E famshmja Liz kujdesej tërësisht për lëkurën dhe flokët e saj, mendonte për çdo detaj, kishte një rutinë komplekse dhe dihet pak se ajo përdori një piling të pazakontë të cilit i detyrohej dukja e saj rinore dhe fytyra krejtësisht të lëmuar, transmeton Telegrafi.

Siç shkruante dikur Vogue, Elizabeth Taylor e rrojti fytyrën për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të krijuar një “kanavacë” krejtësisht të pastër për grim.
Sot, kjo teknikë njihet si dermaplaning dhe përfshin pastrimin e thellë të lëkurës, falë të cilit lëkura e fytyrës “merr frymë” më lehtë, shfaqet më e pushuar, e hidratuar dhe e freskët.

Çfarë është dermaplaning dhe si kryhet?
Ndërsa në të kaluarën damat si Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe përdornin brisqe të zakonshme, sot ekzistojnë bisturi të specializuara për këtë, falë të cilëve mund të hiqni edhe qimet më të buta dhe më të holla. Dermaplaning në fakt funksionon si peeling, dhe ky trajtim është dëshmuar të jetë shumë i dobishëm.
Siç shpjegojnë ekspertët, falë dermaplaning-ut, i cili zakonisht kryhet një herë në muaj, lëkura thith më mirë produktet e kujdesit, dhe grimi ngjitet më mirë në lëkurë dhe fytyra duket më e freskët.
Para së gjithash, ky trajtim ka për qëllim pastrimin e lëkurës së yndyrshme që është e prirur ndaj akneve dhe pikave të zeza, por mund të përshtatet edhe me lëkurën normale.
Megjithatë, kini parasysh se duhet të keni kujdes me dermaplaning – nëse nuk bëhet me mjeshtëri, mund të shkaktojë inflamacion dhe skuqje të lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë