Gjatë periudhës kalimtare prej 11-muajsh, që është futur në fuqi në mesnatën e së premtes me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, do të ndodhin ndryshime të mëdha që do të ndikojnë si në udhëtimin drejt Britanisë ashtu edhe dalja e qytetarëve të këtij vendi për në vendet tjera.
Parlamenti Evropian në prill të vitit 2019 mori vendim që qytetarët e Britanisë së Madhe, gjatë fazës kalimtare të kenë të drejtë të udhëtojnë brenda vendeve të Bashkimit Evropian pa pasur nevojë për viza, kështu që turistët britanikë që udhëtojnë në vendet e BE-së nuk do të kishin nevojë të kenë kurrfarë probleme, nëse në ato vende qëndrojnë më pak se një muaj, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ende nuk dihen se si turistët do të trajtohen në vitin 2021, duke marrë parasysh që Britania e Madhe dhe BE-ja nuk munden ligjërisht të fillojnë bisedimet për raportet e tyre të ardhshme – derisa të kalon gjysma e muajit shkurt.
Ish-ministrja britanik për Zhvillim Ndërkombëtar, Pretty Patel, ka deklaruar se sido që të rrjedhin bisedimet, lëvizja e lirisë dhe mundësia që qytetarët e Bashkimit Evropian të punojnë në Britani të Madhe pa viza, një gjë e tillë pritet të hiqet nga ligji.
Aktualisht ekzistojnë planet që Britania e Madhe nga viti i ardhshëm të jetë pjesë e organizatës së re “European Travel Information and Authorization Systyem”, që do t’ju mundësojë qytetarëve që nuk janë pjesë e BE-së të udhëtojnë pa viza, edhe pse ekziston mundësia që një lëvizje e tillë të mos aplikohet deri në vitin 2021.
Kjo do t’ju mundësonte britanikëve të udhëtojnë brenda zonës Shengen pa viza me një tarifë prej 7 eurosh, kurse “bileta” do të duhej të zgjaste tri vite dhe do të mund të blihej online, por pjesëmarrja e Britanisë në këtë organizatë varet nga Parlamenti i saj që duhet t’ua mundësojë të njëjtat kushte qytetarëve të vendeve të BE-së, dhe të ndryshojnë sistemin e ngjashëm elektronik që autorizon udhëtimet.
Qytetarët sipas anketave të bëra, do të ishin të kënaqur me një rrjedhë të tillë, para se gjithash sepse është një zgjidhje e lirë që nuk kërkon komplikime dhe shumë dokumente.
Megjithatë, ekzistojnë gjasa të mëdha që Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk do të arrijnë marrëveshje deri në fund të këtij viti, që për disa muaj do të mund të rrezikonte udhëtimin e qytetarëve të Britanisë dhe atyre nga vendet e BE-së.
Në fillim të periudhës kalimtare nuk do të ketë shumë ndryshime, vizitorët evropianë edhe më tutje do të udhëtojnë me dokumente të ngjashme dhe pasaporta elektronike, por edhe nëse një marrëveshje e tillë arrihet deri në fund të vitit, ekziston mundësi të pasagjerët e huaj do të mund të përdorin linjat e veçanta në aeroporte dhe tragete.
Por, kjo do të shkaktonte vonesa në fluturime dhe nisje nga tragetet, pasi që në aeroporte dhe porte do të mund të vinte deri te turmat e mëdha sesa që aktualisht janë. Problemi do të shfaqej tek ata që udhëtojnë nga BE-ja për në Britani të Madhe, dokumentet personale të cilëve që sipas gjitha gjasave nuk do të vlejnë gjatë vitit të ardhshëm.
Udhëtimi me veturë, në tunelin e La Manshit apo me traget, në BE dhe nga BE-ja do të mbetet e pandryshueshme deri në fund të këtij viti, por më pas qytetarët e Britanisë së Madhe sipas gjitha gjasave do të kenë nevojë për patentë shoferë internacionale si dhe dokumente tjera, varësisht për në cilin vend udhëtojnë.
Përves kësaj, shoferët duhet të pajisen me “kartonin e verdhë” tek kompanitë e tyre të sigurimeve. E ky problem mund të zgjidhet gjatë bisedimeve, kështu që është e mundur që BE nuk do të kërkoj një gjë të tillë nga britanikët.
Kartoni për sigurim shëndetësor, që garanton kujdesin shëndetësor pronarit të veturës, do të kërkohet edhe gjatë fazës kalimtare, por sigurisht se një gjë e tillë do të ndryshojë nga viti i ardhshëm.
Megjithatë ekzistojnë shumë pak gjasa që Britania e Madhe të jetë pjesë e një sistemi të tillë, që do të thotë se qytetarët e saj do të duhen të paguajnë sigurimin shëndetësor me rastin e udhëtimin.
Sipas marrëveshjes së 2017, qytetarët e vendeve të BE-së nuk paguajnë roamingun kur janë në kuadër të vendeve të BE-së, gjë që një gjë e tillë do të mbetet e pandryshueshme, por nuk dihet do t’i kthehen ‘avazit’ të vjetër nga viti i ardhshëm.
Tani për tani britanikët këshillohen që të kontrollojnë kushtet me agjencitë para se të udhëtojnë me qëllim që më pas të mos kenë nevojë të paguajnë fatura të “kripura”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?