Viteve të kaluara, kur kishim dy skuadra të ndryshme fituese të titullit dhe të Kupës, zhvillohej ndeshja e Superkupës së Kosovës.
Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në edicionin e sivjetmë, pasi në të dyja garat Feronikeli është shpallur fitues, kështu që ndeshja për Superkupën e Kosovës nuk do të zhvillohet fare.
Por një praktikë e tillë nuk ndodh në shtete tjera, pasi pa marrë parasysh faktin se një skuadër është fituese, atëherë zhvillohet edhe Superkupa si uverturë e edicionit të ri.
Kjo praktikë është si në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani ose edhe në Francë…
Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2018 – 2019, pasi në ndeshjen e fundit, atë të xhiros së 33-të, e mundi Prishtinën me rezultat 1-0, fitore kjo që ia siguroi trajnerit Zekirija Ramadani titullin me skuadrën e tij në këtë edicion.
Ndërkohë Feronikeli e fitoi edhe ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke e mundur Trepçën ’89 me rezultat 5-1 në një ndeshje që nuk pati rivalitet të madh, ndonëse drenicasit kishin menduar se “Xehetarët” do të kërkonin më shumë nga kjo ndeshje, e cila do t’i kualifikonte ata në garat paraeliminatore për Ligën e Evropës.
Sekreati i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu tha se këtë edicion nuk ka logjikë të zhvillohet Superkupa e Kosovës, duke shtuar se planifikohet një ndeshje ekzibicionale.
“Superkupën nuk mund ta fitojë një skuadër që nuk është kampione e as fituese e Kupës. Por besoj se do ta luajmë një ndeshje ekzibicionale”, ka thënë Salihu për gazetën “Zëri”.
“Nuk ka logjikë ta fitojë dikush Superkupën që nuk është shpallur kampion dhe nuk ka fituar Kupën e Kosovës”, shtoi Salihu, i cili mendon se para fillimit të edicionit të ri mund të zhvillohet një ndeshje ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.
“Para fillimit të kampionatit besoj se do ta zhvillojmë një ndeshje, për shembull Feronikeli me nënkampionin FC Prishtinën, por që kjo e fundit edhe nëse fiton nuk mund të quhet fituese e Superkupës, pra kjo ndeshje zhvillohet për shikues”.
“Këtë edicion Superkupa i takon Feronikelit”, tha Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe