LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri, Edi Rama thotë se haptas do të votonte po

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe nënshkrimit të marrëveshjeve kanë mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Rama u pyet nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar, marr shkas nga barometri i publikuar një ditë më parë ku thuhet se 80 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën, raporton Telegrafi.

Rama tha se do të votonte hapur pro bashkimit me Kosovën dhe sipas tij një gjë e tillë do të ndodhë por kur e si nuk e dinë.


“Kjo është pyetje a provokim

Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do të bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do të votoja hapur pro.

Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo apo jo, meqë më provokoni po provokoj edhe unë them se kjo do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si, por që kjo do të ndodhë një ditë, unë them që po.

Tani atyre që mund ta marrin këtë dhe mund të dalin e të bërtasin për Shqipërinë e madhe, unë them se fallxhorët nuk gjykohen… se është një fall meqë po më pyesni, nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë se unë nuk shoh filxhan unë them se do të ndodhë, se kur e si këtë nuk e di.

….Fallin e futa në mes për përkthyesit dhe për ata që do të bëjnë deklarata pas kësaj, se u takuan në Elbasan, do të digjet Ballkani, po na sulmojnë shqiptarët, etj për këta e kisha….”

Siç njofton Telegrafi, për bashkimin kombëtar u deklarua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Më dua më duket më shumë mos kuptim se keqkuptim. Bashkim kombëtar nuk është gjësend që e përzgjedhim ose zgjedhim, por një intencë kolektive që na zgjedh dhe përzgjedh.. prandaj nuk mund të vendosim ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori