LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një shkollë të Teksasit, raportohet për katër të lënduar

Të shtëna në një shkollë të Teksasit, raportohet për katër të lënduar

Katër persona pësuan lëndime nga të shtënat në Shkollën e Mesme Timberview në Arlington të Teksasit, ka deklaruar Ndihmës Shefi i Policisë në Arlington, Kevin Kolbye, gjatë një konference për shtyp.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Kolbye tha se policia pranoi një telefonatë në orën 9:15 të mëngjesit (koha lokale) se kishte të shtëna në katin e dytë të shkollës.


Si pasojë e këtij incidenti, katër persona u lënduan, një pësoi lëndime të lehta dhe tre u dërguan në spital.

Kolbye ka potencuar gjithashtu se e shtëna “nuk është një akt dhune i rastësishëm”.

“Nuk është dikush që sulmon shkollat tona. Ky është një student, ne besojmë tani, paraprakisht, se ishte një student që u përlesh dhe nxori armën”, ka shtuar Kolbye. /Telegrafi/