Të shtëna në Bruksel, vritet një burrë pranë qendrës tregtare

Një person u vra nga të shtënat sot në mëngjes në lagjen Anderlecht të Brukselit, sipas raportimeve të mediave lokale.
Viktima 49-vjeçare u qëllua në gjoks pranë qendrës tregtare Westland rreth orës 9 të mëngjesit, raportoi Brussels Times, duke cituar zyrën e Prokurorit Publik të Brukselit.
Rrethanat e të shtënave mbeten të paqarta dhe nuk janë identifikuar të dyshuar, transmeton Telegrafi.
Çështja i është referuar një gjyqtari hetues për vrasje dhe policia po kryen një hetim në vendngjarje.
Më shumë se dhjetëra plumba janë shkrepur në Bruksel deri më tani këtë vit, duke rezultuar në të paktën dy vdekje
Kjo vjen pas një viti në të cilin 92 të shtëna morën jetën e nëntë personave, sipas shifrave zyrtare.
Në tre të katërtat e të shtënave të vitit 2024, policia ende nuk kishte bërë asnjë arrestim deri në shkurt. /Telegrafi/

















































