Të shtëna me armë në Australi, tre të vdekur dhe një i plagosur - autori i sulmit në arrati

Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos të enjten nga të shtënat me armë në një qytet në shtetin e New South Wales të Australisë, tha policia.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një adresë në liqenin Cargelligo, një qytet me rreth 1,500 banorë, pas raportimeve për të shtëna, tha një deklaratë e policisë.
Tre persona - dy gra dhe një burrë - mbetën të vdekur, dhe një burrë tjetër u dërgua në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme, tha policia.
Sulmuesi apo sulmuesit raportohet se janë në arrati, transmeton Telegrafi.
Policia i bëri thirrje qytetarëve të shmangë zonën dhe banorëve vendas të qëndrojnë brenda. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































