Të shtëna armësh në qendrën e ICE në Dallas, tre të plagosur – sulmuesi kryen vetëvrasje

Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka njoftuar se ka patur të shtëna armësh në qendrën e Emigracionit dhe Doganës (ICE) në Dallas të Teksasit.
Noem ka shkruar në X se “ka patur dhjetëra të shtëna ku si pasojë ka të plagosur por edhe të vdekur”, transmeton Telegrafi.
Ajo theksoi se sulmuesi “ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra që ia shkaktoi vetes me armë zjarri”.
Motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta, kurse mediat lokale raportojnë se tre persona janë plagosur në këtë sulm.
Drejtori i ICE, Todd Lyons, i tha CNN se viktima nga të shtënat mund të jenë “nëpunës apo civil që po vizitonin qendrën ose ndoshta ndonjë të ndaluar.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka shkruar se “sulmi obsesiv mbi forcat e rendit, përkatësisht mbi ICE, duhet të ndalet. Lutem për këdo që është lënduar në këtë sulm”.
ICE është agjenci federale me detyrë zbatimin e ligjeve të emigracionit. Kjo agjenci është përfshirë në arrestimin dhe depërtimin e personave pa dokumente që qëndrojnë në SHBA. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
‼️ICE SHOOTING Update ‼️
Multiple people shot at ICE facility in Dallas, Texas
According to police sources, the suspect was a sniper on a roof armed with a rifle. The shooter, identified by police as a white man, died from a self-inflicted gunshot wound to the head as agents… pic.twitter.com/7SJaUs30iz
— Chat News Hub (@chatnewshub) September 24, 2025


















































