LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë, arrestohet një i mitur

Të shtënat me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë, arrestohet një i mitur

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri sot në afërsi të një shkolle në rrugën “Fehmi Agani”, në Klinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas tij, i dyshuari për këtë vepër është i mitur dhe me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor.


“Rasti është raportuar në Departamentin e Krimeve dhe është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’… Aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar nga policia dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme me urdhër të prokurorit…Personi i dyshuar është i mitur dhe i njëjti me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor”, ka thënë Nikçi.

Po ashtu ai tha se Prokurori do ta ndalojë për 24 orë dhe do të merren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 09:40 policia është njoftuar që në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Klinë në afërsi të një shkolle ka pasur të shtëna me armë zjarri. Personi i dyshuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, është identifikuar dhe është arrestuar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori