Të shtëna me armë në Podujevë

Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në Podujevë, por nuk raportohet për të lënduar.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në Podujevë.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































