LAJMI I FUNDIT:

Të rehatshme dhe të ngrohta: Çizmet mini Ugg, një ndër modelet më të kërkuara këtë sezon?

Të rehatshme dhe të ngrohta: Çizmet mini Ugg, një ndër modelet më të kërkuara këtë sezon?

Nuk ka shumë pjesë të modës që diskutohen aq shumë sa këto dhe çdo dimër janë pjesë e pazëvendësueshme e modës së rrugës

Kendall Jenner, Gigi Hadid, Kaia Gerber, Dua Lipa, Katie Holmes… Të gjitha të famshmet mbathin çizme Ugg dhe modeli në miniaturë është një nga modelet më të kërkuara të këtij sezoni.


Është një model Ugg Classic Ultra Mini që vjen në disa nuanca neutrale, transmeton Telegrafi.

Ashtu si fundet ultra të shkurtra dhe beli i ulët, po ashtu edhe çizmet Ugg kanë bërë një rikthim në nostalgjinë Y2K.

Më e pëlqyera është nuanca popullore bezhë.

Çizmet Ugg fillimisht ishin veshur nga sërfistët australianë në vitet 1960, dhe më pas u bënë një zgjedhje e preferuar midis yjeve dhe influencueseve. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo, ajo që nuk mund të diskutohet është ngrohtësia e tyre.

Ky model më së miri kombinohet me xhinse, fustane, triko të ngrohta, por edhe me tuta, nëse dëshironi një dukje më të rehatshme.

Besojmë se i keni vënë re edhe në modën e rrugëve të qytetit tuaj ose në rrjetet sociale me influencues të modës.

/Telegrafi/