Të Premten 26 Maj, Çmimet kombëtare në Inovacion dhe Teknologji – Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e cila mbahet pranë Arka Art Hotel me pjesëmarrjen personaliteteve nga pushteti qendror dhe vendor, trupe diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse.
Organizuar nga ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards hyri në vitin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 duke hapur aplikimet në gjashtë kategori. Çmimet, të cilat festojnë suksesin e pionierëve të teknologjisë që po përcaktojnë praktikat më të mira përmes inovacionit të aplikuar, tërhoqën 117 aplikime dhe mëse 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.
Albanian ICT Awards hodhi hapin e saj të parë në dekadën e dytë në kërkim të inovacionit me rrënjë shqiptare në rajon dhe botë dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka lënë gjurmën e saj duke influencuar kështu rolin që teknologjia ka për të luajtur në shoqërinë shqiptare.
U mbajtën më shumë se 23 takime gjer në mbyllje të aplikimeve më 30 Prill 2023 duke vizituar jo vetëm shkolla, universitete e qendra inovacioni por edhe komuna e bashki Shqiptare në rajon për të përhapur thirrjen në mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.
50 kandidatë të cilët vinin me projekte dhe aplikacione fintech, e-commerce, EdTech, AI, machine learning e robotikë prezantuan përballë jurisë së Albanian ICT Awards. Si pjesë e procesit të vlerësimit dhe juria shqyrton aplikimet jo vetëm për qasjen novative të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si ajo zbatohet për njerëzit, proceset, informacionin dhe teknologjinë, praktikat më të mira që ajo mbështet, ndikimin dhe vlerën e biznesit.
18 kandidatë do të shpërblehen në Mbrëmjen Gala të cilët synojnë të rrëmbejnë 6 çmimet e mëdha: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.
Duke bërë bashkë idetë dhe mendjet më të ndritura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë, Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është një moment feste dhe frymëzimi për shqiptarët në teknologji, inovacion dh sipërmarrje.
Albanian ICT Awards ka vënë në dispozicion për publikun mundësi pjesëmarrje dhe donacioni si mbështetje dhe për të rritur numrin e çmimeve që do të shkojnë për finalistët e kësaj gare.
Duke blerë një prej biletave, kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe fituesit e çmimeve të mëdha.
Për Albanian ICT Awards teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë një forcë përcaktuese e një mënyre të re të jetuarit dhe punuarit ku suksesi në to nuk mund të konsiderohet më si një opsion por një domosdoshmëri e imponuar në çdo sektor shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve kudo jetojnë.
Sponsorë dhe partnerë
Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision; Platinium si Dev.al, Vodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit Sapiens, Baboon, Facilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia Factory.
Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Modeli i ri i AI mund të mendojë si shpejt ashtu edhe ngadalë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe