LAJMI I FUNDIT:

“Të përjashtuarit” nga Sami Lushtaku i dërgojnë letër Kadri Veselit (Dokument)

“Të përjashtuarit” nga Sami Lushtaku i dërgojnë letër Kadri Veselit (Dokument)

Asamblistët “e përjashtuar” të PDK-së nga kryetari i degës në Skenderaj, Sami Lushtaku, si dhe kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve të Skenderajt i janë drejtuar kryetarit të partisë, Kadri Veselit, si dhe Kryesisë Qendrore të PDK-së duke kërkuar “që të marrin masat e duhura juridike dhe politike” si dhe “për të shpëtuar degën e kësaj partie nga ndarja dhe humbja”.

Në këtë kërkesë, përcjell Telegrafi, thuhet se qëllimi i tyre është që të krijojnë unitet dhe bashkëpunim brenda PDK-së në Skenderaj.


“Mënyra e veprimeve të fundit duke rrënuar debatin dhe demokracinë e brendshëm me ‘shkarkime’ dhe ‘përjashtime’ të njerëzve me vlera, të rinj dhe profesionistë nuk i bëjnë mirë as PDK-së por as atyre të cilët i kanë marrë këto vendime”, thuhet në kërkesën dërguar Veselit.

Në këtë kërkesë po ashtu është thënë se PDK-ja nuk njeh vendime anti demokratike dhe anti statutare në lidhje me marrjen e këtij “vendimi’.

Ndërkaq, kërkesa e nënshkruar nga shtatë asamblistë, si dhe nga deputeti Bekim Haxhiu dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, si dhe nga një përqindje e konsiderueshme e seksioneve dhe nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, është dorëzuar dhe protokolluar një ditë më parë në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori