Sot, vendi i ynë (Kosova) gjendet në krizë të thellë institucionale, pas dështimit të koalicionit “për shtetin”. Jeta e qytetarëve të vendit nuk është përmirësuar për më tepër mirëqenia e tyre është vështirësuar edhe më. Kontingjenti i të papunëve të rinj vazhdon të rritet me numra galopant, ndërsa varfëria ekstreme po rritet për ditë e me tepër. Korrupsioni, nepotizmi, klanet, grupet e organizuara të njerëzve, dita-ditës po e gërryejnë Kosovën, pasurinë e popullit. Të gjitha këto ne i vërejmë për çdo ditë, është e pamundur që një i ri/e re me arsimim superior të hy në punë në ndonjë organ shtetëror/qeveritar pa dhënë “diçka” apo pa pasur dikë!

Të gjitha këto veprime korruptive po e ngufasin ekonomin e Kosovës dhe po e rrisin krimin ekonomik në vend. Vlerave profesionale, intelektuale u është zënë fryma për më tepër ato vlera janë të panevojshme për Qeverinë (jo për popullin), mbahen hermetikisht të mbyllura, të tepërta, njëherësh rrezik direkt për ta! Këto resurse humaneـprofesionale dhe e gjithë kjo rini e gatshme për punë po devalvohet, demoralizohet dhe dal nga dal humbet, tretët. Kjo rini të vetmin shpëtim e sheh në botën e jashtme, perëndimore, e cila tashmë është e stërmbushur me shqiptarë emigrant, sikur dikur në vitet '90 kur shqiptarët morën rrugën për në “tokën e premtuar”, perëndimin për të cilët kjo “tokë” ishte/është toka e shpresës, mundësive. Për fatin e keq të tyre, shumë prej tyre atëherë dhe sot vdesin rrugëve drejtë Evropës dhe Qeveria u a paguan shpenzimet mortore!!!


Pse ndodhin këto gjëra me shqiptarët?

Pak ditë me parë një raport i një organizate ndërkombëtare (Transparency International) e radhitë Kosovën e vockël (por të madhe për krim) në vendin 110 për Korrupsion dhe dukuri të tjera kriminale. Ky rangim paraqet një pasqyrim reale mbi gjendjen faktike në Kosovë, këtë rangim e arsyeton vetë qytetari i vendit, ai të gjitha i ndjen mbi kurrizin e tij. As ai vet nuk e di se si mbijetojnë në këtë gjendje krize ekonomike dhe në këtë situatë eksperimentale, “teste demokratike” që po hynë vendi i tij e që do të del edhe me i molisur. Por qeveritë që dalin nga këto “teste demokratike” mbahen me “infuzione” ndërkombëtare. Kosova tanimë prinë në rajon për korrupsion duke i lënë larg shtetet fqinje dhe vet mbetet e mbytur në llumin e korrupsionit. Të gjitha ato që i ceka me lartë janë pasoj direkte e korrupsionit dhe dukurive përcjellëse të tij.

Kosova për ditë e me tepër po shënon rënie në ranglistat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, këtu duhet të kemi parasysh lirinë e shprehjes, lirinë e fjalës e cila njëherësh është edhe e drejtë universale. Vendi i ynë ka shënuar rënie në të drejtën e lirisë së shprehjes, që do të thotë se Kosova po e shkel lirinë me elementare të mbrojtur edhe me konventa ndërkombëtare. Kjo gjendje është indikatorë negativ që pa as një dyshim krijon një imazh frikësues për Kosovën në aspektin ndërkombëtar. E gjithë kjo lidhet me politiken, pushtetin-qeverinë e cila dikur e edhe sot vazhdon kontrollin “përhimet” mbi medie!

Nëse ne dëshirojmë vërtetë të integrohemi në familjen e popujve të qytetëruar (BE), ku për një mënd funksionon ligjie transparenca, Qeveria e Kosovës (qeveritë e ardhshme) duhet vërtetë të këtë përgjegjësi para qytetarëve, për me tepër duhet të bashkëjetoj me ta me “sovranin” me problemet që ka ai, për atë se ata po vijnë në pushtet përmes tij për ta rritur mirëqenien e tij socio-ekonomike. Shpresojmë që në vitet e ardhshme të shënojmë ngritje në ranglistat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të prijmë në rajon për zhvillim pozitivë në të gjitha fushat!