Të paktën 15 të vdekur pasi një “tramvaj elektrik” doli nga shinat në Lisbonë të Portugalisë

(E plotësuar) Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një “tramvaj elektrik” në Lisbonë doli nga shinat dhe u rrëzua, thanë shërbimet e emergjencës.
Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, tha Instituti Kombëtar për Emergjenca Mjekësore në një deklaratë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan “tramvaj”, i cili është i njohur për turistët, praktikisht të shkatërruar dhe punonjësit e emergjencës duke nxjerrë njerëz nga rrënojat.
Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe as nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se disa shtetas të huaj ishin midis të vdekurve.
Nuk është menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin që ndodhi rreth orës 6 të mbrëmjes - fillimi i orës së pikut të mbrëmjes. /Telegrafi/
Të paktën tre të vdekur dhe të tjerë të lënduar pasi një “tramvaj elektrik” doli nga shinat në Lisbonë
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar pasi një "tramvaj elektrik" në kryeqytetin portugez, Lisbonë, doli nga shinat të mërkurën.
Tramvaji, i cili udhëton lart e poshtë një kodre të pjerrët të qytetit, kishte përfunduar i shtrirë përmbys në rrugën e ngushtë përgjatë së cilës përshkon.
Si pasojë, anët dhe pjesa e sipërme e tij ishin pjesërisht të dëmtuara, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, raportohet se disa dhjetëra punonjës të emergjencës ishin në vendngjarje.
Shkaku i aksidentit nuk u bë i ditur menjëherë, thanë mediat lokale.
Thuhet se ndodhi në fillim të orës së pikut të mbrëmjes, rreth orës 6 pasdite.
Teleferiku, i njohur si Glória, mund të mbajë më shumë se 40 persona, të ulur dhe në këmbë.
Ai përdoret zakonisht nga banorët e Lisbonës. /Telegrafi/


































