LAJMI I FUNDIT:

Të paktën tre të vdekur dhe 213 të plagosur nga tërmetet e fundit në Turqi

Të paktën tre të vdekur dhe 213 të plagosur nga tërmetet e fundit në Turqi

Turqia është goditur edhe prej dy tërmeteve të reja gjatë ditës së sotme duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i sotëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Gjeoshkencëtari turk, Gorur: Hatay më 'nuk' do të goditet, radhën e ka Stambolli
Lexo po ashtu Gjeoshkencëtari turk, Gorur: Hatay më 'nuk' do të goditet, radhën e ka Stambolli

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu njoftoi se tre persona kanë humbur jetën ndërsa disa njerëz kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtime në spitale, raporton aa.


“Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay”, pohoi ai.

Ministri njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në Hatay.

Gazetarja e CNN-t në lot pas tërmeteve të reja në Turqi: Ishte tepër i fortë
Lexo po ashtu Gazetarja e CNN-t në lot pas tërmeteve të reja në Turqi: Ishte tepër i fortë

Theksojmë se në disa prej spitaleve kanë nisur evakuimin e pacientëve pasi frikësohen se ndërtesat do të shemben.

Ndryshe, tërmetet e 6 shkurtit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori