Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një makinë shpërtheu në New Delhi, thotë policia indiane.

Ndodhi në portat e stacionit të metrosë në Fortesën e Kuqe, një ish-pallat Mughal dhe një atraksion i madh turistik.


Media lokale tha se të paktën 11 persona u lënduan dhe se Mumbai ishte në gatishmëri të lartë pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.

"Dëgjuam një zhurmë të fortë, dritaret na u drodhën", tha një banor, i cili nuk dha emër, për NDTV.

Sanjay Tyagi, një zëdhënës i policisë së Delhit, tha se ata ende po hetonin shkakun, ndërsa shërbimi zjarrfikës tha se të paktën gjashtë automjete dhe tre motoçikleta ishin përfshirë nga flakët. /Telegrafi/