LAJMI I FUNDIT:

Të paktën katër të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pasi një zjarr ka përfshirë një shtëpi të të moshuarve në Gjermani

Të paktën katër të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pasi një zjarr ka përfshirë një shtëpi të të moshuarve në Gjermani

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi të të moshuarve në Gjermani, duke vrarë të paktën katër dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, departamenti i zjarrfikësve në Qualburg, Bedburg Hau në shtetin North Rhine-Westphalia të Gjermanisë, iu përgjigj raporteve për një zjarr në këtë ndërtesë.

Deri në orën 7:30 të mëngjesit, prania e policisë dhe e brigadës së zjarrfikësve ishte ende e madhe, raportuan mediat lokale.


Departamenti i zjarrfikësve tha se ata duhej të kryenin një shpëtim të guximshëm, në të cilin disa nga dritaret duhej të thyheshin për të arritur tek banorët e bllokuar brenda.

Por flakët ishin përhapur aq shumë në ndërtesën dykatëshe, saqë në disa prej zonave nuk mund të kishte qasje.

Mësohet se viktimat kanë jetuar në këto hapësira.

Raportet thonë se 32 nga dhomat e shkatërruara tani janë të pabanueshme.

Disa banorë u trajtuan për lëndime të lehta në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët u dërguan me urgjencë në një spital lokal për trajtim urgjent.

Një person ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur edhe një zjarrfikës dhe një oficer policie.

Operacioni përfshinte evakuimin e të 46 banorëve të shtëpisë së të moshuarve.

Për momentin nuk dihet se cili ishte shkaktari i zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori