LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Të mërkurën me fillim nga ora 11 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duke pas parasysh që ky është një projekt i shumë i madhe dhe shumë i rëndësishëm për vendin do të ishte mirë që të ishin prezent edhe kabineti qeveritar, raporton Ekonomia Online


Ai tha se në këtë ceremoni ka ftuar presidentin Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryetarët e partive politike në Kosovë.

Projekti do të kushtoj mbi 1 miliard euro, kurse ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm e do të përfundoj në vitin 2023.

Termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.

Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit. /Telegrafi/