Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP), ka muaj diçka po zien. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane pësoi disa dështime – njërin pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023. Dhe, për këtë, politikanët lokalë fajësojnë politikën federale. Sipas sondazheve, tri të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së.
Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të vet, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shprehën pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i cili nuk gëzon simpati në radhët e popullsisë.
Viti 2024 mund të jetë viti më i vështirë për qeverinë tripartiake gjermane. Më 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kurse në shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg. Po ashtu, në nëntë nga 16 landet federale zhvillohen zgjedhje lokale.
Në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg, forca më e fortë konsiderohet partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) të cilën Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese e klasifikon pjesërisht si të ekstremit të djathtë. Shanse aty duket se ka vetëm partia kristian-demokrate CDU. Kurse, SPD-ja, të Gjelbrit dhe FDP-ja e kanë humbur në mënyrë dramatike besimin e zgjedhësve. Në Saksoni u publikua në fillim të vitit një sondazh sipas të cilit SPD-ja dhe FDP-ja nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme për të hyrë në parlamentin e landit, kurse të Gjelbërit mund të fitonin me shumë zor minimumin e nevojshëm.
Sipas sondazheve, koalicioni qeveritar gëzon sot përkrahjen e vetëm 33 për qind të votuesve, nga 52 për qind sa ishte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Shumë njerëz janë të pakënaqur, deklaroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në fjalimin e vet të Vitit të Ri. “Seriozisht e marr këtë”. Por, bota po ndryshon “me një shpejtësi marramendëse. prandaj edhe Gjermania duhet të ndryshojë”, shtoi ai.
Por, a janë vërtetë ndryshimet me të cilat po përballen, ato që i bëjnë njerëzit të pakënaqur, apo është mënyra se si qeveria po reagon ndaj krizave të shumta? Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës e cila u pasua nga një krizë energjetike, rritja në qiell e çmimeve, rënia e ekonomisë gjermane. Shumë qytetarë nuk besojnë më se qeveria është në gjendje për të përballuar problemet.
Po ashtu, kancelari nuk duhet ta ketë kaluar pa vënë re se edhe ai personalisht po del keq e më keq në sondazhe. Kjo edhe për shkak të stilit të tij të komunikimit dhe të drejtimit. Juristi 65-vjeçar, Scholz, nuk arrin ta shpjegojë politikën e vet dhe t’i bëjë njerëzit për vete.
Mosmarrëveshjet mes partive të koalcionit qeveritar nuk duket se do të marrin fund gjatë vitit 2024. Edhe pse kancelari do të bisedojë edhe një herë me ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për të hequr dorë këtë vit nga frenimi për të marrë borxhe të reja, nëse rezulton se mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën nuk është e mjaftueshme kjo nuk do të thotë se FDP-ja do të jetë dakord.
Megjithatë, liderët e të tri partive i shmangen dhënies fund të koalicionit më shumë se çdo gjëje tjetër. Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, ekziston rreziku që socialdemokratët (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët (FDP) do ta humbasin pushtetin qeveritar dhe shumë parlamentarë do të duhet të heqin dorë nga mandatet në Bundestag. Prandaj, në nivelin e funksionarëve, pothuajse të gjithë duan të vazhdojnë koalicionin i cili de facto është i shpartalluar. Frika nga kolapsi politik është thuajse e vetmja gjë që ende i mban të bashkuara SPD-në, të Gjelbrit dhe FDP-në. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës