LAJMI I FUNDIT:

Të martën priten reshje të reja të borës në Maqedoni

Të martën priten reshje të reja të borës në Maqedoni

Sot është dita më e ftohtë nga fillimi i dimrit. Minus 28 gradë janë matur në Berovë, thonë sinoptikanët e Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike (DPHM). Për nesër dhe pasnesër paralajmërojnë temperatura të ulëta dhe reshje të borës në një pjesë të vendit, njofton Alsat-M.

“Gjatë ditës së nesërme do të kemi kushte për reshje të dobëta të borës, para së gjithash për shkak të erës. Deri në fund të ditës do të fillojnë reshjet, sidomos në orët e natës, kryesisht në jug. Këto reshje do të jenë me intensitet të dobët të borës. Do të fillojë periudha e reshjeve të borës gjatë natës ndaj së martës dhe pastaj gjatë së martës do të vazhdojë i ftohti dhe temperaturat do të jenë nën zeron” u shpreh për Alsat-M Boris Sekirarski, sinoptikan në DPHM.


Mjekët thonë se temperaturat e ulëta të cilat e kapluan vendin ndikojnë në shëndetin e qytetarëve, sidomos tek të sëmurët kronik. Ata këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të merren shumë lëngje dhe vitamina që të përforcohet organizmi, që të mund të luftohet kundër temperaturave të ulëta./Telegrafi/