Tri ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference shtypi në Pallatin Elize, kërkoi “riangazhim” dhe “riinvestim” të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, për t’u prerë rrugën tensioneve në rajon dhe ndërhyrjeve që i shërbejnë destabilizimit në kontinentin tonë. Madje, sipas tij, gjatë presidencës franceze të BE-së do të zhvillohet dhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor.
Po përse është lënë rajoni ynë në gjendjen që është sot?
Që të përsëriten kështu po ato fraza, “për të qartësuar perspektivën evropiane” të vendeve të këtij rajoni, siç nënvizoi sërish z. Macron?
Dhe, një muaj e gjysmë më parë ishin po krerët e Bashkimit Evropian në Samitin e Sllovenisë që nga njëra anë i vërtiteshin parafabrikatit të njohur për më shumë mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit të tij në BE dhe, nga ana tjetër, kurrfarë parashikimi apo kufiri për realizimin e objektivit në këtë drejtim. Kjo përsëritje e frazave të njohura i shkon më shumë për shtati presidentit francez në këto momente:
Së pari, Franca do të ketë presidencën e radhës së Këshillit Evropian gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Së dyti, mendohet që z. Macron do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet që do të zhvillohen në prillin që vjen. Kështu, angazhimi i presidencës franceze në BE do të jetë dhe një avantazh për rizgjedhjen e tij dhe jo në të kundërtën.
Franca ka qenë nga vendet më skeptike për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Një vit më parë, ajo ishte nga akterët më këmbëngulës për mos hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas barometrit të asaj periudhe, zgjerimin e BE-së e përkrahnin 32 për qind e të intervistuarve të qytetarëve francezë, teksa 58 për qind e tyre e kundërshtonin atë. Duke mos pasur një qëndrim unik të vendeve anëtare, vetoja e Francës dhe e disa vendeve të tjera kundër fillimit të bisedimeve të mësipërme, flet qartë për mosgatishmërinë e tyre për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. E rëndësishme është se çfarë do të ndryshojë ndaj këtij të fundit.
Ajo që duhet të ndryshojë, kur flasim për mbështetje të BE-së, nuk është thjesht fjala për t’i tejngopur njerëzit e këtyre vendeve me premtime boshe, për të kaluar radhën, të cilat vetëm zvarriten të lodhura nga një presidencë e radhës në tjetrën. Nëse flitet për planin ekonomik të BE-së për këtë rajon, sa ka zgjuar ai rimëkëmbjen ekonomike të tij drejt integrimit evropian? Inflacioni i premtimeve nuk inkurajon, përkundrazi, lë në vendnumëro përparimin konkret të integrimit të këtyre vendeve në BE. Nëse shpalosen sebepe, si ato të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, pas insistimit për ndryshimin e emrit të saj, pavarësisht ngërçit ekzistues, zhgënjimi bëhet më i madh. Nesër mund të mbijnë ngërçe të tjera.
Pasiguria, zhgënjimi vinë duke u rritur. Kështu, edhe premtimet kthehen në parafabrikate që, të tilla, kuptohet, nuk mund të jenë kurrsesi të mjaftueshme përballë plotësimit të kushteve reale për anëtarësim, të cilat nuk janë aq të lehta për vendet e Ballkanit Perëndimor. Stabilizimi i rajonit si pjesë e Evropës nuk është thjesht në interes të vendeve që përfshihen në të. Kjo po se po, por edhe në interes të vendeve të BE-së. Në këtë mënyrë, edhe vende të tjera të interesuara për të, që nuk janë në BE, do të mbaheshin më larg apo me një impakt më të zbehtë ndaj qëndrimeve keqdashëse për të penguar përfshirjen e rajonit në strukturat euroatlantike, distancimin e tij nga Evropa.
Zbrazëtia politike dhe ekonomike, e krijuar nga BE-ja, do të mbushet nga akterë të tjerë ndërkombëtarë, si Rusia, Kina etj., mbështetur për fat të keq kjo nga tensionet etnike e sociale në vendet e rajonit, nxitur diku dhe nga pushtetet oligarkike të tyre. Pavarësisht këtyre, ritheksojmë, se Ballkani Perëndimor është i lidhur pazgjidhmërisht me Evropën, lidhje që nuk mund të sfumojë kurrfarë përpjekje për interesa strategjike të dikujt jashtë rajonit, që synon izolimin prej saj.
Pra, njerëzit kanë nevojë për një tablo me veprime reale optimiste e jo për motive që e ngujojnë Ballkanin Perëndimor me vështrimin tek e djeshmja. Situata aktuale në Bosnjë-Hercegovinë, të cilën përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë vend e shikon me rreziqe ekzistenciale, nxitur nga këmbëngulja e serbëve për shkëputjen e Republikës Sërpska, mbështetur fuqimisht nga Beogradi apo situatat e provokuara prej tij ndaj Kosovës, nën diktatin e njohur kjo edhe të Rusisë, janë sfida për BE-në dhe vetë NATO-n. Këto kërkohet të lëvizin më shpejt dhe për të qenë më koherente.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër