Kërkesat e të rinjve shqiptarë për t’u larguar nga vendi janë shtuar shumë kohët e fundit.
Por ka edhe të rinj nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar.
Maria është 27 vjeçe, e lindur në Pensilvani. Ajo ka vendosur të jetojë dhe punojë në Shqipëri.
Prej 3 vitesh Maria ka ardhur në Shqipëri, ku fillimisht u vendos në Sarandë, por këtë verë u vendos në Shkodër, qytet me të cilin u dashurua shpejt.
“Shkodra më pëlqen shumë. Koha e mirë, dielli, temperaturat që dhe në dimër janë jo shumë të ulëta, ndryshe nga vendi ku vij unë që është shumë ftohtë. Ushqimi këtu është perfekt. Çmimet nuk janë të shtrenjta dhe mund të jetosh lirisht këtu. Njerëzit janë miqësor dhe të ndihmojnë. Shkodra është shumë e bukur”, tha ajo.
Maria jeton vetëm në Shkodër në një ambient të marrë me qira. Dashuria që kanë shkodranët për qytetin i bën përshtypje.
“Kam marrë një banesë me qira që nuk ishte shumë e shtrenjtë. Kam mësuar rreth ëndrrës amerikane që ju keni këtu dhe nuk me bën habi, por sërish mua më pëlqen këtu. Shkodra është një aventurë shumë e bukur. Ajo që më bën përshtypje është që banorët janë shumë të lumtur që janë shkodran ndryshe nga sa ndodhte në Sarandë ku njerëzit ishin të zymtë dhe jo krenar për vendlindjen e tyre,” – u shpreh ajo.
Mungesën e shoqërisë e ka zëvendësuar me pasionin që ka për fotot. Gjithmonë me vetë ka aparatin fotografik .
“Unë punoj online, kam një website-n tim në të cilin jap këshilla për udhëtime. Më pëlqen puna që bëj pasi është gjithmonë në lëvizje dhe gjithashtu fitoj mjaftueshëm për të përballuar jetesën në Shkodër, por jo në Amerikë. Pjesa e parë e ditës merrem me veten ndërsa në pjesën e dytë më shumë me punën pasi jam më produktive. Pasioni im janë fotot”, tregoi Maria.
Gjuha shqipe është e vështirë thotë ajo, por disa fjalë ka rritur t’i mësojë.
Qëndrimi në Shqipëri ka dhe problematikat e veta. Për Marian mungesa e lejes së qëndrimit e penalizon disi. /Euronews Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar