LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë një parti islame në Kosovë, që do t’i bashkonte të gjithë konservatorët – flasin teologët

A do të ketë një parti islame në Kosovë, që do t’i bashkonte të gjithë konservatorët – flasin teologët

Feja dhe politika, feja apo kombi, e pyetje të tjera të ngjashme vazhdimisht përdoren në diskursin e debateve në Kosovë.

Në Kosovë subjektet kryesore politike në Kosovë kanë ideologji që nuk lidhen me fetë.

Por megjithatë sipas analistëve subjektet kryesore politike kanë pasur satelitët e tyre me bazë ideologjike fetare.


Konspiracionisti Arianit Sllamniku në emisioni Komplot në RTV Dukagjini thotë se PDK gjithmonë ka kokëtuar me Partinë e Drejtësisë që ka bazë islamike apo LDK me satelitin e saj që ka bazë në kristianizëm, PSHDK.

“Në Kosovë kemi një paradoks të çuditshëm ku subjekte e mëdha kanë ndërtuar satelitët e tyre fetarë. Subjektet e vogla kanë ideologji konservative fetare dhe kanë synuar elektoratin përmes fesë. Partia e Drejtësisë ishte një satelitë i PDK-së me elemente të SHIK-ut. Nga ana tjetër Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) i ka shërbyer vazhdimisht LDK-së”.

Sllamniku thotë se Kosovës do t’i shërbente një subjekt i politik ku do të bashkoheshin të gjithë liderët konservatorë nga besimi islam.

Mirëpo teologu Mustafë Bajrami thotë se është provuar unifikimi i ish eksponentëve të PD-së por ka qenë e pamundur.

“Para disa viteve një ish-drejtues i PD-së më ka kërkuar mua për shkak të ndikimit që kam, që të unifikojë spektrin konservatorë në Kosovë. Unë u mundova për gjashtë muaj rresht t’i kontaktojë ish-drejtuesit e PD-së për ta bërë një grupim politik konservator, por nga ajo që kam dëgjuar kam ardhur në konkludim se bashkimi i këtij spektri, apo krijimi i një partie të fuqishme që do t’i kontribuonte spektrit të përgjithshëm politik të Kosovës është i pamundur”, ka deklaruar Bajrami.

Teologu megjithatë thotë se mund të ndodh në të ardhmen me ndonjë platformë tjetër/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori