Do të jetë sikur i keni bërë në një sallon floktari: Truqet për flokët me stil të përkryer!
Shumë femra i thajnë flokët vetë, në mënyrë që të kursejnë kohë dhe para, por ato bëjnë gabime të shumta për shkak të të cilave modeli i tyre i flokëve nuk rezulton ashtu siç do të dëshironin
Me disa këshilla nga floktarët profesionistë, modeli juaj i flokëve do të duket i përsosur, kurse tharja dhe modelimi i tyre nuk do të jenë problem për ju, transmeton Telegrafi.
Tharëse e mirë flokësh
Zgjidhni një tharëse flokësh që ka më shumë shpejtësi dhe aftësinë për të rregulluar temperaturën, sepse flokët që i thani në një temperaturë shumë të lartë do të thahen dhe do të dobësohen.
Brusha e përshtatshme
Nëse dëshiron të bëni furqetë dhe të krijoni vëllim, më mirë është të shfrytëzoni brushën e rrumbullakët me perimetër më të vogël (rreth 5 cm), derisa për flokë të rrafshët më mirë është brusha e gjerë, e rrafshët. Para se të aplikoni produkte të kujdesit dhe stilimit, thani flokët lehtë me një peshqir.
Tharja e flokëve
Procedura
Para tharjes së flokëve, ndani flokët në tri pjesë (të sipërme, të mesme dhe të poshtme). Nëse keni balluke, ato thani dhe stilizoni të parat, ndërkaq xhufkat në pjesën e pasme të kokës thani të fundit.
Brusha duhet patjetër të qëndrojë vertikalisht, ndërsa tharësja horizontalisht, assesi anasjelltas. Flokët rrafshoni nga prapa. Kujdes që me rastin e krehjes gjithmonë kapni flokët nga rrënja në drejtim të majave.
Pasi të përfundoni, shtypni butonin ‘cool shoot’ – ajri i ftohtë do të ndihmojë që flokët të mbajnë gjatë formën e dëshiruar.
Në flokë aplikoni ndonjë nga produktet për kujdes dhe shkëlqim, por jini të moderuara, në mënyrë që të mos dukeni me yndyrë. Nëse vendosni pika silikoni, një është mjaft e mjaftueshme.
Shmangni:
– aplikimin e shumë produkteve në flokë
– tharjen e flokëve ndërsa janë plotësisht të lagur
– tharjen e flokëve për një kohë të gjatë sepse do t’i dëmtojë ato
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre