LAJMI I FUNDIT:

“Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit” – Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

“Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit” – Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

Për pjesën më të madhe të vitit 2024, Barcelona ka qenë në bisedime për kontratë me Nike-n.  

Të dy kanë një kontratë ekzistuese edhe për disa vite të tjera, megjithëse klubi katalanas kërkon kushte të reja, me të cilat do ta ishin në gjendje të mbyllnin disa hapësira financiare. 

Javët e fundit, raporte të shumta kanë dhënë një përditësim mbi negociatat e Barcelonës me Nike. Shumica dërrmuese kanë deklaruar se një marrëveshje është e afërt, pasi Joan Laporta tha të njëjtën gjë gjatë një interviste me Barca One. 


“Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit. Mund të ishte nënshkruar në gusht, por nuk u bë sepse doja të kisha marrëveshjen më të mirë”.  

“Shkuam në treg për të kërkuar një ofertë më të mirë, e morëm dhe ata e përputhën. Ne jemi duke negociuar, duke përfunduar kushtet dhe do të shpallet së shpejti. Do të jetë për 10 vjet”, deklaroi Laporta.  

Laporta foli gjithashtu për mundësinë që Barcelona të rikthehej përfundimisht në rregullin 1:1 të La Ligës, gjë që do të lejonte nënshkrimet të bëheshin më lehtë – fakti që ata vuajtën gjatë verës dhe morën vetëm Dani Olmon. 

“Ne jemi duke u përmirësuar. Kontrata me Nike do të ndihmojë. Para dhjetorit duhet të bëjmë që La Liga të shohë se kemi rezultate pozitive dhe duhet të jemi brenda 1:1. La Liga ka njohur përpjekjet tona për të ulur faturën e pagave”, deklaroi Laporta. /Telegrafi/  

 

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Kalo në kategori