LAJMI I FUNDIT:

Të huajt vijnë për fëmijë në Maqedoni

Të huajt vijnë për fëmijë në Maqedoni

Amerikanët, Britanikët, Suedezët dhe Sllovenët, vijnë në Maqedoni për fëmijë. Gjashtë muajt e parë të këtij viti, dy familje nga jashtë kanë adoptuar një fëmijë nga vendi jonë, ndërsa në regjistrin për adoptim janë regjistruar edhe 65 shtetas të huaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ministria për punë dhe politikë sociale thonë se për dallim nga qytetarët e Maqedonisë, të huajt nuk kanë pasur preferenca të mëdha për pamjen, gjenden shëndetësore dhe kombësinë e fëmijës. Në vitet e kaluara ka raste kur janë adoptuar edhe fëmijë me pengesa në zhvillim.

Sipas të dhënave nga ministria për punë dhe politikë sociale për momentin për adoptim presin rreth 200 shtetas të Maqedonisë, ndërsa së bashku me të huajit ky numër arrin në 261 familje potenciale për adoptim, ndërsa ka 96 fëmijë në moshë prej 7 muaj deri në 17 vite. Prej tyre 72 janë me ndonjë lloj pengese në zhvillim.


Përparësi gjatë adoptimit kanë qytetarët e Maqedonisë, ndërsa të huajit para se të adoptojnë fëmijë nga Maqedonia duhet të bëjnë kërkesë në shtetin tyre amë. Pastaj përmes rrugëve zyrtare kërkesa dorëzohet deri te komisioni kompetent në kuadër të MPPS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

Lajme
Kalo në kategori