LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë menduan se ishte shaka e 1 Prillit, por ajo e fitoi një super BMW! (Video)

Të gjithë menduan se ishte shaka e 1 Prillit, por ajo e fitoi një super BMW! (Video)

Përfaqësia e prodhuesit të njohur të veturave BMW në Zelandë të Re, kishte publikuar një shpallje rreth një oferte, të cilën të gjithë e kishin marrë si një shaka të 1 Prillit.

Aty ishte shkruar se personi i parë që hyn në sallonin e BMW-së duke “prezantuar” kuponin e shpalljes dhe duke e “kërkuar Tomin”, do të fitonte një BMW të re me veturën e tij/saj të vjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Tianna Marsh kishte vendosur ta provonte duke qenë e vetëdijshme se nuk do të humbte asgjë.


Atëherë kishte filluar një surprizë e këndshme, së cilës edhe vetë ajo nuk i besonte. Ishte paraqitur Tomi dhe i kishte dhënë asaj çelësat e një BMW-je, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 260 mijë euro. /Telegrafi/