Sot është mbajtur mbledhja e 12-të e Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën janë miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.
Gjatë kësaj mbledhje është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.
Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës emërohet Sevdije Morina në vend të Arjana Shajovcit, dhe, me propozimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, emërohet Blerta Deliu-Kodra në vend të ish-deputetes Donika Kada-Bujupi.
Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nën IPA II (2014 – 2020)”.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin ” Mbështetja ndaj Reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Kosovë – Faza 2″. Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët të zhvillimit dhe mbështetjes së përpjekjeve të vazhdueshme në Kosovë për kryerjen e reformave në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional i cili do të zbatohet në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.
Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.
Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A. në përbërje:
- Bahri Hyseni, kryesues;
- Hekuran Nikçi, anëtar;
- Shyqri Kelmendi, anëtar;
- Alban Krasniqi, anëtar;
- Shyqyri Sadiku, anëtar.
Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh. A:
- Rrezarta Pllana, kryesues;
- Bezad Halilaj, anëtar;
- Merita Kasapolli, anëtare;
- Arbnorë Pula, anëtare.
Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” Sh. A:
- Safije Beseni, kryesuese;
- Sebahate Krasniqi, anëtare;
- Genc Rama, anëtar;
- Naim Haliti, anëtar.
Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh. A:
- Enis Berisha, kryesues;
- Ardita Salihu, anëtare;
- Fitnese Ismajli, anëtare;
- Afrim Mehmetaj, anëtar.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:
- Hasnije Ilazi;
- Gëzim Tosuni;
- Krenare Pireva Nuçi;
- Seb Bytyçi;
- Alison Felce;
- Cassie L. Barnhardt;
- Ëerner J. Stuber.
Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës