LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha uebfaqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës që një javë jashtë funksionit

Të gjitha uebfaqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës që një javë jashtë funksionit

Domain apo uebfaqja zyrtare e të gjitha Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës është  https://ambasada-ks.net, është jashtë funksionit.

Pra, nëse provoni të klikoni në cilëndo nga uebfaqet e ambasadave, nuk do të keni qasje.

Telegrafi mëson se uebfaqet janë jo funksionale që prej javës së kaluar dhe MPJD është duke punuar në këtë drejtim.


Ndërkaq, bashkatadhetarët thonë se së fundi nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim nga ambasadat, dhe për këtë sipas tyre nuk ka pasur as njoftim.

Po ashtu për shkak të sistemit është raportuar për pritje të gjata para ambasadave.

Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë kibernetike, Bajram Zeqiri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se llogaria ku janë ‘hostuar’ uebfaqet e ambasadave janë suspenduar.

“Për atë arsye edhe mesazhi me HTTP Error 400 del që kerkesa jonë nga browseri nuk arrinë në destinacion”.

“Jo vetëm domain ambasada-ks[.]net është në të njëjtën hapësirë, por edhe disa domain të tjerë si: konsullata-ks[.]net, embassy-ks[.]net, consulate-ks[.net”, ka sqaruar Zeqiri.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka provuar të flasë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori