Të gjitha femrave u pengon së paku njëri nga këto veprime të meshkujve gjatë paralojës

Për femrat paraloja është shumë e rëndësishme, sepse nëse kjo pjesë nuk fillon siç duhet, ato nuk mund të relaksohen dhe sipas së gjitha gjasave, nuk do të kënaqen me seksin
Edhe pse secili person dallon sa i përket seksit, megjithatë femrat nuk e dëshirojnë së paku njërin nga veprimet e poshtëshënuara të meshkujve, transmeton Telegrafi.
Brutaliteti
Meshkujt zakonisht eksitohen më shpejtë se femrat, ndërsa kur janë të nxehur, zakonisht dëshirojnë prekje më të forta. Nga ana tjetër, disa nga femrat e dëshirojnë më fortë, e disa më butë, megjithatë te të dyja rastet paraloja shërben vetëm për nxehje, prandaj preferohet më butë.
Një nga gabimet më të shpeshta të meshkujve është se gjykojnë sipas vetes së tyre, ashtu që i prekin ato në mënyrën si dëshirojnë që femrat t’i prekin ata. Paraloja (sidomos nëse partnerët nuk njihen shumë në mes vete) duhet të shkojë ngadalë dhe butë. Shumica e femrave dëshirojnë të preken butë në fillim.
Përsëritja
Shumë meshkuj, duke i përfshirë edhe ata të cilët për veten mendojnë se janë mjeshtër në krevat, nuk e kanë idenë në lidhje me një sekret të femrave. Kur mashkulli e kupton se diçka i pëlqen femrës, ai e bën këtë gjatë dhe shpesh. Ndërkaq, me kalimin e kohës femrave kjo fillon t’u bëhet më pak interesante, sidomos kjo u pengon te seksi oral.
Përsëritja e shpeshtë e lëvizjeve të njëjta, femrave u duket më shumë mekanike, sepse për to llojllojshmëria është shumë më e rëndësishme.
Rutina
Partnerët që njihen mirë, zakonisht janë të liruar nga turpi. Megjithatë, ata i presin kurthe të tjera- mërzia dhe rutina, ndërsa shumë shpesh ndodh që femrave t’u bëhet seksi i mërzitshëm. Duke qenë se fiziologjia mashkullore funksionon në atë mënyrë që vetëbesimi u mjafton që të veprojnë shumë pak, ndërsa orgazmën mund ta arrijnë edhe gjatë përsëritjes disavjeçare të pozitës misionare.
Ndërkaq, femrat edhe gjatë vetëkënaqësisë janë shumë më fantazuese, prandaj është normale që nga meshkujt presin llojllojshmëri në seks dhe ndryshime të shpeshta.
Seksi oral agresiv
Ka femra që kënaqen në seks dhe nuk vuajnë nga problemi i arritjes së orgazmës, janë të hapura dhe të gatshme për eksperimentime, mirëpo do t’u befasojnë kur të refuzojnë seksin oral. Ka shumë arsye, ndërsa më e shpeshta është se meshkujt e bëjnë keq këtë. Një nga gjërat bazë që secili mashkull duhet ta dijë është se femrave nuk u pëlqen goja dhe gjuha e thatë dhe presioni i tepërt në vendin “e shenjtë”. Gabimet e tilla sjellin efekt krejtësisht të kundërt- femrave ju dhemb në këtë mënyrë dhe për një kohë shumë të shkurtë humbin dëshirën për seks.
Kur janë në pyetje vagina dhe klitorisi, dhëmbët janë absolutisht të ndaluar. Femra mund të kënaqet me kafshimet nëpër pjesët tjera të trupit, mirëpo në vendet e ndjeshme edhe presioni i tepërt dhemb.
Rrotullimi i thimthave
Anketat mes meshkujve tregojnë se madje edhe ata më me përvojë mendojnë se përdredhja e thimthave i eksiton femrat.
Si gjithmonë ka përjashtime, mirëpo rregulli të cilit duhet t’i përmbahen meshkujt është: nëse femra nuk e kërkon atë në veçanti, atëherë mos u mundoni të jeni “të dhunshëm” me thimthat e saj. Femrave u pëlqen lëpirja, thithja dhe prekja e butë me gishta, por edhe prekja e lehtë me dhëmbë dhe fërkimi me gishta, por nuk dëshirojnë kafshime dhe shtypje brutale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri