Të gjitha çmimet nga edicioni i kaluar i Ligës së Konferencës shkojnë te Roma, Lorenzo Pellegrini më i miri

263:"Andrea Belotti of AS Roma celebrates after scoring the goal of 3-0 during the Europa League Group C football match between AS Roma and HJK Helsinki at Olimpico stadium in Roma Italy, September 15th, 2022. Photo Antonietta Baldassarre / Insidefoto andreaxstaccioli 16:"IMAGO/Insidefoto
Roma ka zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Evropës në Olimpico, ku ka mposhtur Helsinikin me rezultat 3-0.
Giallorosët janë fituesit në fuqi të Ligës së Konferencës dhe vetëm mbrëmë para fillimit të ndeshjes kanë marrë çmimet e vitit të kaluar.
Në fakt të gjitha çmimet, nga portieri më i mirë, te mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi dhe lojtari i sezonit kanë shkuar për futbollistët e Romës.
Rui Patricio është zgjedhur portieri më i mirë, derisa Chris Smalling mbrojtësi më i mirë i sezonit.
Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka fituar dy çmimet, si mesfushori më i mirë dhe futbollisti i sezonit në Ligën e Konferencës.
Ndërkohë çmimi për sulmuesin më të mirë i ka takuar anglezit Tammy Abraham. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































