“Kryesorja e kryesoreve: Vetëm përmes sinqeritetit dhe drejtësisë arrihet qëllimi”, ka thënë Dostojevski (Fyodor Mikhailovich Dostoevsky).
Do të ishte e padrejtë të fajësoje këtë apo atë brez për paaftësinë që e karakterizon në përzgjedhjen e librave, kjo jo sepse me gamën e madhe të shumëllojshmërisë së tyre ata s’dinë as nga t’ia fillojnë, por sepse thjesht nuk e nisën këtë sagë veprën e duhur.
Dostojevski, autor i veprave të mirënjohura si: “Idioti”, “Adoleshenti”, “Kujtime nga shtëpia e të vdekurve”(që u shkrua gjatë kohës që ai qe i internuar ne kampet siberiane),”Vëllezërit Karamazov” dhe “Krim e Ndëshkim”(dy vepra që e patën burimin e fymëzimit nga përvoja jetësore reale e shkrimtarit që nga koha e burgosjes), është rusi më i famshëm – sigurisht që i dyti pas Putinit, për momentin.
Ai besoi në talentin dhe mirësinë e mendjes njerëzore, saqë zhgënjimin e madh që pësoi nga ky besim i tepruar për qenien më të rrezikshme mbi tokë, kaq komplekse dhe të paparashikueshme, e hodhi në faqet e romanit të parë që duhet të lexojë çdo pasionant i letërsisë, “Të fyer e të poshtëruar“.
“E pse duhej pritur nga tjetri më tepër nga ç’mund të jepte? Dhe për natyra të tilla, zhgënjimi është udhëtar i pandashëm. Për vetë këta, më e mira e të mirave do të ishte të qëndronin kurdoherë të strukur në ato qoshet e tyre, dhe kam vënë re që e pëlqejnë shumë strukjen, sa shkojnë deri në dalldi.“
E veçanta dhe papërsëritshmëria e Dostojevskit qëndron në përshkrimin e çartur që iu bën ndjesive. Personazhet janë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri por që njëkohësisht janë mishërim i çdo karakteri njerëzor, nga ata që mund t’i hasësh kudo, në rrugë, në dyqan, në zyrë, në ballo, me virtytet me të lartësuara tek nënat dhe me veset më të përbuzura te etërit, dashnorët, princat. Në fjalitë e tij të tejzgjatura, me kaq shumë presje, ai analizon, filozofon, qan dhe qesh me historitë dinamike e të paparashikueshme të personazheve të vet fatkeq.
Një lexues i rregullt i këtij autori apo qoftë edhe i këtij zhanri, do ta kishte tepër të vështirë të përzgjidhte të preferuarin midis librave të Dostojevskit. Arsyeja pse “Të fyer e të poshtëruar” është rruga më e shëndetshme drejt parajsës ruse, vjen nga tema qendrore e librit, por ne thelb jo më e rëndësishmja. Dashuria e të rinjve, personazhe të librit, do t’ju ndihmojë që ndërkohë që ushtroni veten me leximin e librave të mirë, keni dhe një rrjedhë paralele ngjarjesh me të cilën mund të merreni në qoftë se nuk kuptoni asnjë nga qëllimet kryesore të veprës, gjë që ka jo pak probabilitet të ndodhi. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij