Të fjeturit pa rroba ju dobëson? Çfarë duhet të dini
Fjetja pa rroba është një shenjë e mirë vetëbesimi dhe mund të nxisë intimitetin me partnerin. Por, a e dini se ka gjëra të tjera më befasuese që mund të ndodhin nëse ju vendosni të flini nudo?
Ekspertët thonë se mund të humbni peshë dhe kjo ka të bëjë me temperaturën e ulët ndaj së cilës trupi ekspozohet kur rrobat hiqen para gjumit.
Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, temperaturat e ftohta gjatë natës rrisin yndyrën kafe (yndyra që djeg më shumë energji) në trupin tonë, e cila përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë kontribuon në humbjen e peshës.
Ne kemi dy lloje kryesore të yndyrës: yndyrë të bardhë dhe yndyrë kafe. Yndyra e bardhë është në thelb ruajtja e energjisë që ndodh kur merrni kalori shtesë, yndyra kafe aktivizohet në mjedise të ftohta, duke djegur energji për të ruajtur temperaturën e trupit.
Gjumi nudo mund të ulë stresin, i cili gjithashtu ndikon në humbjen e peshës, shkruan Health Digest.
Ju ndoshta e keni zakon të flini me rroba, por duhet ta dini se një temperaturë e ulët ndikon direkt në një gjumë të shpejtë dhe më cilësor. Kjo ka të bëjë me ritmin cirkadian dhe temperaturën optimale të trupit për gjumë.
“Gjatë ritmit normal cirkadian njerëzor, gjumi ndodh kur temperaturat janë në rënie. Kjo rënie e temperaturës fillon rreth dy orë para se të flini, që përkon me lirimin e hormonit të gjumit melatoninës,” shpjegoi Katherine Hall, një psikologe gjumi.
Ftohja e trupit duke fjetur nudo ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni një gjumë më cilësor, citon Anabel.
Për ata që duan të provojnë të fjeturit pa rroba, sigurohuni që të bëni dush para gjumit për të shmangur ndotjen e çarçafëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Arsyet dhe sjellja e femrave që tradhtojnë
Fytyra plot jetë
Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit